Incidenti me fansin në koncert, reagon për herë të parë reperja Melinda Ademi

Melinda Ademi ka reaguar për incidentin e pak ditëve më parë, ku një fans e tërhoqi nga këmba teksa po këndonte.

Fansi ka qenë prezent në koncertin në Vjenë të Austrisë dhe kishte qenë në gjendje të dehur. Menaxheri i reperes ka reaguar duke goditur fansin.

Por së fundmi ka ardhur dhe reagimi i reperes, e cila kërkoi ndjesë duke sqaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se personi në fjalë ishte i dehur dhe se kishte përjetuar momente të frikshme. “Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë.”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

“Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them në mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe.StrugaLajm

Domethënë, në ato momente nuk isha vetvetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar. Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.

E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrohem tek njerëzit, por muzika ime është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur, prandaj jam afruar dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.

Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që do të më kuptoni, ose të paktën të provoni të më kuptoni. Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë. Me respekt, Melinda Ademi,” shkroi ajo.

In : Aktuale

Loading...
loading...