Aktuale
Infermierja kosovare tregon emrat më të çuditshëm që i ka hasur gjatë procesit të vaksinimit

Një motër medicinale ka hasur në disa emra të çuditshëm të fëmijëve dhe rrallë të dëgjuar në Kosovë.
Kaltrina Kolgeci ka shkruar në llogarinë e saj në ‘Twitter’ se gjatë punës që e bën si motër medicinale në një klinikë në pediatri, gjatë pranimit për vaksinim të fëmijëve ka hasur në emra interesant.
Ajo ka treguar për gjashtë emrat që i janë dukur më interesant dhe ka vendosur t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj.
Femije, Qifajete, Analiza, Diarea, Filxhane, Plak dhe Gjylgjibane janë vetëm disa nga emrat që prindërit shqiptarë u kanë vendosur fëmijëve të tyre.
Statusi i plotë:
Emra te çuditshem qe i kom hase ne vaksinim:
Femije ,Qifajete ,Analiza ,Diarea
,Filxhane ,Plak ,Gjylgjibane
— Kaltrina Kolgeci MD