Infomagazine:Plazhet e Strugës, marrja e kompetencave me kërkesë të Ramiz Merkos?!

Koha e

Gjatë ditës së djeshme, Televizioni Alsat lajmëroi se Komunës së Ohrit dhe asaj të Strugës iu janë marrë kompetencat e menaxhimit me plazhet. Sipas Alsat, këto komuna nuk do të mund të japin më në koncesion plazhet e qytetit.
Nga Komuna e Ohrit e kanë përshëndetur këtë vendim, ndërsa nga Komuna e Strugës nuk janë deklaruar akoma.

Sipas burimeve tona brenda Komunës së Strugës, marrja e kompetencave të Strugës dhe Ohrit është bërë me kërkesë të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko dhe ish kryetarit të Ohrit, tani i ndjeri Jovan Stojanoski.StrugaLajm

Përderisa për Ohrin është vendim politik, për Merkon ka qënë kërkesë për të shpëtuar prej koncesionerëve dhe nga personat të cilëve u ka premtuar plazhe në breg të liqenit. Para ca muajsh Merko tentoi të kalojë në Këshill planin e ri për koncesione, ku i gjithë bregu ishte ndarë në 37 plazhe private. Pasi kjo pikë nuk kaloi, presioni ndaj Merkos ishte shumë i madh. Biznesmenë që e kanë ndihmuar në fushatë me qëllimin e vetëm për të marrë një copë plazhi, po i rrijnë mbi kokë Merkos dhe familjarëve të tij.
Kjo situatë e padurueshme e ka shqetësuar kreun e Strugës, i cili ka kërkuar nga Qeveria që me çdo kusht ti merren kompetencat dhe tani të ketë arsyetim para atyre që iu ka premtuar./Infomagazin.net/

In : Aktuale

Loading...
loading...