Injeksionet zëvendësohen me tableta

Përpara ka qenë e domosdoshme përdorimi i injeksioneve, ndërsa tani kultura e përgjithshme shëndetësore është rritur edhe te prindërit, sidomos për fëmijët ku terapia e injeksioneve po zëvendësohet me terapi të tjera

Delvina KËRLUKU

Shkup, 1 tetor – Injeksioni ishte ilaçi i parë të cilin e ofronte mjeku, por në shumicën e rasteve e kërkonte edhe pacienti duke shpresuar në efikasitetin më të madh për shërimin e sëmundjes që kishte. Por, teknologjia ka përparuar edhe në lëmin e prodhimit të ilaçeve. Tanimë si substicion i injeksionit përdoren me dhjetëra tablete dhe shurupe, të cilët plotësisht e zëvendësojnë atë, shkruan gazeta KOHA.StrugaLajm

Edhe mjekët tashmë e kanë më të lehtë për ta bindur pacientin se zëvendësimi i injeksionit është i mundshëm dhe më praktik. Me mos përdorimin e injeksionit shumica e pacientëve, por sidomos fëmijët shpëtojnë nga traumat dhe frika që shkakton marrja e injeksionit. Por, jo vetëm kaq, përdorimi i injeksionit mund të ketë pasoja në infektimin e pacientit meqë jo të gjitha ambulancat tona kanë kushte të përshtatshme për këtë veprim. Shumë ambulante, sidomos ato rurale bile kanë edhe mungesë uji e jo më kushte të një standardi optimal mjekësor.

Kjo do të thotë se edhe instrumentet qëllon që të mos sterilizohen në nivelin e duhur, të mos flasim këtu edhe për kushtet e ruajtjes të injeksioneve siç është temperatura e përshtatshme, e të tjera. Lidhur me përdorimin e injeksionit mjeku me përvojë të gjatë dr. Sedat Lumani thotë se më përpara ka qenë e domosdoshme përdorimi i injeksioneve, se kultura e njerëzve ka qenë në nivel shumë të ulët dhe nuk janë përdor ilaçe të tjera. Ndërsa tani kultura e përgjithshme dhe shëndetësore është rrit edhe te prindërit, sidomos për fëmijët ku terapia merret më me saktësi se sa përpara. Pranimi i terapive ka hequr jashtë përdorimi injeksionet, të cilat thuajse nuk ekzistojnë më në treg.
“Tashmë janë tërhequr prej përdorimit shumë injeksione që nuk prodhohen si penecilini, gentamicini, etj”, thotë dr. Lumani. Ai nuk përjashton faktin se kur ka komplikime të mëdha nuk mund të pritet të shërohet me ilaçe, por shfrytëzohet injeksioni i përshtatshëm, ndonëse nuk mund të pranohen injeksionet për çdo gjë, për një dhimbje të lehtë, ose virozë kalimtare. Zhvillimi i fushës së medicinës ka bërë që shumë injeksione të zëvendësohen në formë të tabletave, për ta lehtësuar pacientin që të mos vizitojë shpesh herë spitalin.
“Ka një numër të madh të ilaçeve që nuk mund të jepen në formë të tabletave dhe atëherë është e detyrueshme që pacienti ta merr vetëm në formën intramuskulare. Të gjitha ata që i ikin formës së aplikimit të terapisë paranterale ato tregojnë për një dobësi të profesionalizmit”, thotë dr. Rexhep Emurllai. Sipas tij, shumë ilaçe janë të pazëvendësueshme të jepen në formë paranterale, qoftë të jepen në muskuj, në venë dhe në vende të tjera, siç edhe janë vaksinat.StrugaLajm

Sipas tij penicilina është preparati i pazëvendësueshëm dhe më pak toksike, mirëpo, sot të gjithë doktorët i ikin këtij preparati për shkak të reaksioneve anësore që ka, pra alergjive të mundshme.
“Doktorët që të mos ballafaqohen me patologjinë e reaksioneve anësore shumë më lehtë rekomandojnë ose shurupe ose preparate toksike, të cilat në fakt janë nefotoksike, etj. Domethënë përdorin preparate vetëm e vetëm që t’i shmangen përgjegjësisë së tyre profesionale. Unë jam për atë që ilaçet që kanë aplikim profesional paranteral të jenë të pashmangshëm dhe nuk ekziston asnjë protokol botëror, i cili në momentin e duhur mund ti nxjerr prej skene aplikimin e ilaçeve paranterale”, thotë dr. Emurllai.

Ai shton se pacientët që vijnë me sëmundje të rënduar si ‘hasëm bronkiale’ – ngufatje me frymëmarrjen në sistemin kardiovaskular, respirator ose i kafshuar prej insekteve të rrezikshme, në mënyrë alarmante kërkojnë pranimin e terapisë paranterale. Pra, në raste kritike është i pashmangshëm injeksioni. Edhe pse pacientët shpesh për shërim të shpejtë kërkojnë injeksione, mjekët rekomandojnë që të mos jetë prioritet ajo që kërkon pacienti, por fjala e mjekut të jetë e fundit dhe ai duhet të përcaktojë dhënien e terapisë, qoftë paranterale, ose në forma të tjera. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...