Intelektualët shqiptarë :Ja cili emër u konvenon shqiptarëve për shtetin e Maqedonisë

DEKLARATË e Grupit të intelektualëve për hartimin e Memorandumit shqiptar për kontestin në lidhje me emrin e Maqedonisë

Grupi i punës i intelektualëve shqiptarë për hartimin e Memorandumit për emrin e Maqedonisë, në takimin e sotëm të mbajtur në Shkup, morri këto qëndrime:

1. Emrat që janë shtruar për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë nga ndërmjetësi ndërkombëtar Metju Nimic:
• Republika e Maqedonisë Veriore;
• Republika e Maqedonisë së Epërme;
• Republika e Maqedonisë së Re;
• Republika e Maqedonisë së Vardarit;
• Republika e Maqedonisë (Shkupi), janë shumë të diskutueshëm për ne, që do të argumentohen dhe në lidhje me ato do të definohet qartësisht qëndrimi i palës shqiptare përmes Memorandumit shqiptar i cili është në përgatitje e sipër.

2. Prej këtyre propozimeve, emrat me përcaktim gjeografik, siç janë: Republika e Maqedonisë së Epërme dhe Republika e Maqedonisë Veriore, për palën shqiptare janë kategorikisht të papranueshëm, për faktin se, në variantin origjinal dhe në varientin e përkthyer prekin interesat e palëve të treta, integritetin territorial të dy shteteve fqinje, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe edentitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.StrugaLajm

3. Emri me përcaktim gjeografik ,,Maqedonia e Vardarit”, po ashtu është i papranueshëm për palën shqiptare sepse me një përcaktim të këtillë nënkuptohet rikthimi i ndikimit serb mbi Maqedoninë, përkatësisht sllavizimi dhe serbizimi i këtij territori si ,,Banovinë serbe” e dikurshme.

4. Emrat e propozuar, si ,,Maqedonia e Re” (që krijon mundësi të për ridefinimin e shtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve), nga ana tjetër lejon heqjen dorë të palës shqiptare dhe maqedonase nga e kaluara e hershme e Maqedoniasë, të cilën pala greke mundohet ta mbajë si eksluzivitet të vetin, me helenimizimin e Maqedonisë; ndërsa emri ,,Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, mund të jetë i pranueshëm për shqiptarët me kusht që në negociatat për zgjidhjen përfundimtare për emrin të marrin pjesë edhe përfaqësuesit legjitim të palës shqiptare, grupi hartues i këtij Memorandumi. Këto dy emra, cilido që të pranohet si zgjidhe përfundimtare, të mos e njëjtësojë identitetin etnik me identitetin shtetëror, përmes emrit të shtetit.StrugaLajm

5. Emir i ri i shtetit duhet të pasqyrojë realitetin kulturor, historik dhe shumetnik të Maqedonisë. Një emër ekskluziv që do t’i përjashtojë shqiptarët do jetë i paranueshëm për ne.

6. Emri përfundimtar i negociuar nga palët, përfshirë imperativisht edhe palën shqiptare, në të gjitha variantet, dokumentet përfundimtare nga këto bisedime, si dhe në kushtetutën e re të Maqedonisë, përkrah gjuhës maqedonase të shkruhet edhe në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj.

7. Grupi punues për hartimin e Memorandumit, nga dita e sotme ka vënë në diskutim edhe propozimin për emrin e ri, si variant i pranueshëm nga pala shqiptare, të cilin do ta bëjë publik përmes Memorandumit.

In : Aktuale

Loading...
loading...