Intervistë me Ark. Lulëzim Nasufi :Struga ka nevojë për strategji zhvillimore urbanistike,projekti për parkingun nëntokësor

Intervistë me arkitektin Lulëzim Nasufi drejtues i Zyrës projektuese LN-Projekte

1) Z. Nasufi ju para do kohe si drejtues i zyrës projektuese LN-PROJEKTE prezantuat projektin e
Parkingut Nëntokësorë si një bashkëpunim privat-publik?StrugaLajm

  1. Gjithmonë bazuar në parimin se ,, STRUGANËT NDËRTOJNË STRUGËN ,, – u vërtetua edhe një herë me anë të këtij ide projekti në lidhje me ,, PARKINGU NËNTOKËSORË DHE RREGULLIMI I SHESHIT QËNDRORË TË STRUGËS ,, – ku mërgimtari me biznes privat në Zvicër, zotëri Argetim Saliu, nga Ladorishti i Strugës, financoi dhe siguroj elaboratet të nevojshme dhe të lejuara nga Administrata Komunale pë ta përgatitur këtë Ide Projekt.
    Ide projekti në fjalë, është nisur të punohet që në Janar të vitit 2019, janë punuar verzione dhe varijanta të ndryshme, janë bërë konsulta me profesionistë të ndryshëm, student dhe se varijanti i fundit si i tillë nuk do të thotë se është përfundimtar, por është vetëm një xixë, një projeksion në nivel komunal, të vëndojmë në lëvizje organet kompetente të mendojnë se si projektet dhe ide të ndryshme infrastrukturore mund të ndikojnë në përmisimin e kushteve të komunikacionit, krijimin e ambientit urban dhe regullimin e kushteve të përgjithshme të qytetarëve.
    Ide projekti nëpërmjet programit të Partneritetit Publiko – Privat, është i paraparë që të ndërtohet në dy faza – etapa, dhe atë: Etapa e parë përmban ndërtimin e objektit për parkim nëntoksorë me dy nivele nga 4.275.00 m2 ose dy nivelet 8.550.00 m2, që të sistemojë 270 vende parkimi, si dhe rregullimin e sheshit në pjesën e sipërme me një sipërfaqe prej 5.500.00 m2, me disa elemente urbane, dysheme me pllaka dhe me mozaik, Sahat Kulla, Shadervane, Amfiteatër të hapur, përmendore, gjelbrim modern, vende për qëndrim ditor dhe pushim të kalimtarëve të rastit, që sado pak e regullon Qendrën e Strugës, zgjedh problemin e parkimit pjesërisht dhe Sheshi mer formë si i tillë duke krijuar kontekst.
    E potencojmë faktin përsëri se organizimi dhe ide projekti i këtillë nuk është përfundimtarë, pra mund të ndryshojnë në pozicion dhe në formë, ku gjatë projektit përfundimtarë do të nevojiten personat profesional të deklarohen, të marin pjesë ne debate profesionale rreth dizajnimit të Sheshit të Qytetit të Strugës.
    Etapa e dytë e ide projektit përmban ndërtimin e rrugës nëntoksore si element lidhës i domosdoshëm nga qendra deri ne rrjedhjen e Lumit të Drinit të Zi me të gjitha instalimet, me parkingje nëntoksore ku mund të sistemohen reth 150 vend parkime, ku si e tillë fillon me rampën te objekti pranë Postës në qendër të qytetit dhe përfundon – del në sipërfaqen e lirë përball Hotel Drin dhe dalje të tjera të shfrytezuesve nga pjesa e Kejit të Drinit të Zi.

2) Ju si një nga arkitektët e njohur të Strugës në çfarë drejtimi duhet të shkojë zhvillimi urbanistik i qytetit, Projekti i parkingut nëntokësorë në qendër mendoni se duhet të pasohet me ide të tjera?StrugaLajm

  1. Si zyrë projektuese herë pas here kemi pregatit disa Ide Projekte – Propozime, si të tilla i keni në faqen tonë të FB, sic janë Rregullimi i Kejit të Drinit të Zi te pjesa e rrjedhjes së lumit, Regullimin e Kejit në dy anët deri te ura e rrugës magjistrale Ohër – Qafë Thanë, duke paraparë një urë Këmbësorike te hapsira në mes objektit të Kadastrit të vjetër dhe parkut para kompleksit Fati Trade, me gjelbrim dhe holtikulturë modern, rregullimin e kompleksit dhe një pjesë të parkut të qytetit nga Komiteti deri te Ura e Drurit, hapsirën për parkim në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, sitemimin – regullimin e shtratit të Përrojit të Veleshtës dhe disa propozime të tjera ku kemi pritur që organet kompetente ti marin në konsideratë në funksion të begatimit të jetës në qytet dhe qytetarëve, Potencojmë të gjitha këto në funskion të ktijimit të një projeksioni zhvillimorë, ku mendoj se Qytetit të Strugës i mungon një projekt ose një plan Strategjik për zhvillim të mirëfilltë Urbanistik, Ekonomik, Turistik, në Komunikacion dhe në Kulturë të paktën deri në vitin 2030, sepse ndërhyrjet momentale ose të momentit në funksion të zhvillimit të qytetit dhe vendbanimeve reth qytetit nuk mund të krijohen në mënyrë spontane apo improvizime të castit, pra ashtu sic bëjnë shtetet rreth nesh apo qytetet rreth nesh.

3) Z. Nasufi ju si një person që vini nga angazhimi profesional në sektorin privat e keni menduar që të merrni përgjegjësi politike, ekzekutive?

  1. Ju e dini që ne jemi punonjës Arsimi të mesëm, përskaj disa tentimeve të mëparshme nuk kemi dashtur të angazhohemi në politikë, por të meremi vetëm me punë profesionale. Në lidhje me mundësinë për angazhimin në politikë kam ofertë konkrete, jam duke e analizuar dhe së shpejti do të ju informojmë…

Loading...
loading...