Ish kandidati i PDSH në Tetovë rreshtohet tek AASH – FOTO

Ish kandidati nga radhët e PDSH-së, për komunën e Tetovës Bardhyl Dauti i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Bardhyl Dauti më parë ka qenë nënkryetar i PDSH-së si dhe ministër pa resor, njoftojnë nga koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqiptarët.

Mbështetja e Bardhyl Dauti në këtë moment për Aleancën për Shqiptarët dhe kandidatin e tyre për kryetar komune, Vullnet Murseli është shumë e rëndësishme për shkak garës e cila është duke u zhvilluar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Me këtë mbështetje, rriten edhe më shumë gjasat që fitues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Tetovë, të jetë kandidati i opozitës shqiptare, Aleanca për Shqiptarët-Alternativa.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...