Nëpërmjet një njoftimi dërguar deri te Strugalajm.com ,kompania ISOMAT GMBH me seli në Zvicër me pronar një qytetar nga Veleshta e Strugës ,informon se do mbulojë harxhimet për të gjithë ata mërgimtarë që do të udhëtojnë me aeroplan për të mbështetur Ziadin Selën.”Të nderuar qytetar të Strugës dhe rrethinës kush është i interesuar per te udhetuar per të votuar në raundin e dytë për Dr. Ziadin Selen dhe Aleancën,Bileta është e pagume nga ISOMAT GmbH .Udhëtimi behet nga “Zürich -Flugafen” të interesuarit të lajmërohen në 079 949 97 76”thuhet në njoftimin e kësaj kompanie dërguar në Strugalajm.com.(Strugalajm.com)