Istrefi dhe Xhumkar takim konsultativ me sferën e arsimit:Struga do bëhet vetëm me arsim cilësor

Dëgjesë publike me profesorët dhe profesionistët e nderuar për shkëmbimin e mendimeve dhe ideve për një Strugë me perspektivë në të gjitha fushat.

Bashkë me bartësin e listës së koalicionit tonë, profesorin e nderuar Nijazi Xhumkar, patëm kënaqësinë të drejtojmë panelin e veçantë për një bashkëbisedim tepër frytëdhënës.

Mendimet e rrahura në fund i hodhëm në letër si pika të rëndësishme programore sa i përket zhvillimit të Strugës sonë.StrugaLajm

Kryefjala e nisjes dhe përfundimit të ideve tona, mbeti #arsimi.StrugaLajm

Kriza jonë është krizë që fillon në bangat dhe auditoret e shkollave tona. Vetëm duke vepruar shpejtë dhe me vendosmëri, ne do t’ia dalim.

I falenderoj të gjithë nga zemra për gatishmërinë për të ndihmuar në përpilimin e alternativës sonë për zhvillimin e komunës sonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...