Itali, shqiptari humb jetën gjatë punës në ndërtimtari

Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e një shqiptari, ka ndodhur në Itali.

Një 50-vjeçar në qytetin e Udine ka humbur jetën, teksa ka rënë nga skela, gjatë së premtes së 21 gushtit.

Mësohet se ai kishte shkuar te një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese, shkruan Udine Today, përcjell albinfo.ch.StrugaLajm

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

In : Aktuale

Loading...
loading...