Ivanka Trump flet për projektin prej 1 miliard dollarë në Sazan

E bija e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Ivanka Trump, gjatë një interviste në podcastin e Lex Friedman, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me resortin në ishullin e Sazanit.

Ajo u shpreh se bashkohet talenti arkitekturor dhe markat me prestigjioze botërore për investimin prej 1 miliardë dollarësh në Shqipëri.StrugaLajm

“Tani për tani unë jam duke punuar me burrin tim (Jared Kushner). Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe kemi kontraktuar arkitektët dhe markat më të mira botërore”, tha ajo,

Gjatë intervistës, Ivanka Trump tha se ky projekt drejtohet nga marka ultra luksoze ‘Aman’ dhe në të do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, Carbone, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme.

Ky grup ka vetëm 7 restorante ekskluzive në të gjithë botën nga Amerika në Hong Kong.

https://youtube.com/watch?v=2oxdDKHdcM8%3Fwmode%3Dtransparent%26rel%3D0%26feature%3Doembed
In : Aktuale

Loading...
loading...