Izet Mexhiti :Ja si do votojë për qeverinë

Të dashur simpatizantë te Bashkimit Demokratik per Integrim

Dua t’u drejtohem të gjithë përkrahësve të platformës së BDI-së të cilët stoikisht kanë qëndruar me ne për 2 dekada.
Ne zgjedhjet e 15 Korrikut, BDI fitoi zgjedhjet në mënyre absolute duke dëshmuar edhe një herë se qytetari shqiptar vlerëson lartë punën tonë dhe vizionin e liderit Ali Ahmeti.
Ne kete fitore të madhe, ku une isha bartësi i listës për njesinë zgjedhore numer 1, arritem te korrim fitore bindese dhe te thelle duke lënë partite tjera qe pretendojne vota shqiptare shume pas nesh, duke mbledhur 20.000 vota, përkunder 14.000 te koalicionit opozitar.
Diteve te kaluara u zhvillua nje debat brenda partiak rreth formimit te Qeverise. Dua te potencoj se BDI është parti me vlera të larta demokratike dhe debati i tille është i shëndoshë.
Kemi debatuar thellësisht, ne si dega e Çairit, Sarajit dhe degët tjera të Shkupit pranë BDI-së dhe atëherë kur absolvohet debati dhe konsultimi për mu fjala e fundit është e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti.
Secili nga ne duhet te japim kontributin tone drejt avancimit te ceshtjes kombetare e cila ka perkrahjen edhe te partnereve tane nderkombetare si SHBA dhe BE.
Në demokraci është vlerë demokratike të luftosh për qëndrimet e tua por mandej mbisundojnë qëndrimet e shumicës, kur të sjellën duhet të respektohen. Pra do votoj qeverinë me vërejtjet që kam!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...