Ja cfarë feston sot Maqedonia

Maqedonia sot e feston Ditën e Republikës 2 Gushtin dhe dy Ilindenët historikë – 115 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 74 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së.

Delegacionin në Meçkin Kamen në Krushevë do ta kryesojë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në orën 9:30 do të vendoset kurorë me lule në varrin e Nikolla Karevit, ndërsa në orën 10 në Monumentin e Heronjve në vendin Sliva. Në orën 12 do të vendosen lule në Meçkin Kamen, pas çka presidenti Ivanov do të ketë fjalim.

илинден крушево          .jpg

Në Meçkin Kamen do të marrë pjesë edhe delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në delegacionin kuvendor në Krushevë do të jenë deputetët Vesel Memedi dhe Keti Smilevska.

Festimi në Qendrën Memoriale KAÇKM në Pelince do të fillojë në orën 11. Në delegacionin, të cilin do ta kryesojë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e Drejtësisë Renata Deskoska dhe i Kulturës, Asaf Ademi. Ata do të vendosin lule në Qendrën përkujtimore, ndërsa fjalimi i kryeministrit Zaev është paraparë për në orën 11.30 minuta.

Në delegacionin kuvendor të festimit në Pelince do të jenë deputetët Goran Misovski, Lidija Tasevska dhe Mirosllav Jovanoviq.

Solemniteti në Pelince do të pasurohet me program kulturor, me pjesëmarrjen e korit “Vardar”, ansamblin “Tanec” dhe SHKA “Emin Duraku”.

илинден пелинце .jpgFestimi në Shkup do të fillojë ne dorëzimin e luleve para monumenteve të KAÇKM-së në parkun “Gruaja-luftëtare” në orën 09:50 dhe në përmendoren e  Nikolla Karevit, para Kuvendit të RM-së në orën 10:00 dhe në monumentin e Metodija Andonov-Çento, kryetar i parë i prezidiumit  të KAÇKM-së, në sheshin “Makedonija” në orën 10:20.

Delegacionin kuvendor do ta udhëheq  kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili në orën 10:45 do të mbajë fjalim para përmendores së Çentos.StrugaLajm

Në delegacionin kuvendor janë deputetët Frosina Tashevska-Remenski, Ttjana Prentoviq dhe Mirsada Emini-Asani, ndërsa në delegacionin qeveritar do të jenë ministrat e Punës dhe Politikës Sociale, të Financave dhe për Diasporë, Mila Carovska, Dragan Tevdovski dhe  Edmond Ademi.

Ченто

Ilindeni do të festohet edhe në Smilevë, ku shënohen  115 vite të Ilindenit dhe 76 vite  nga aksioni i parë luftarak të aradhave partizane në rajonin e Manastirit dhe Prespës “Dame Gruev” për çlirimin e Smilevës.

Me atë rast, në orën 09:00 lule do të dorëzohet edhe në  përmendoren e Dame Gruevit – obelisk, në përmendoren e Ilindenasve Smilevski – obelisk dhe në pllakën përkujtimore të “Dame Gruevit”StrugaLajm

Qeverinë në Smilevë do ta prezantojnë ministri pa portofol Zoran Shapuriq, zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavlevski dhe koordinatori kombëtar i Shëndetësisë Goce Çakarovski.

Si dhe vitin e kaluar, festimi është inspiruar nga Manifesti i Krushevës dhe logoja është : “Maqedonia jonë – pa dallime në religjion, përkatësi etnike, gjini dhe bindje. Sepse nga gjyshi – stërgjyshi jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetë njerëzore”.

Pas përfundimit të festimit në Pelince, kryeministri Zoran Zaev pasdite do ta shënojë 115 vjetorin e Ilindenit edhe në Bllagoevgrad, Bullgari së bashku me kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

Dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në përmendoren e Goce Dellçevit, në sheshi  “Maqedonia” në Bllagoevgrad.

Ky do të jetë kremtimi i dytë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë para një viti.

Në shënimin e përvjetorit, do të marrin pjesë dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov.

Крушевска република

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, ndërsa pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.

Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.

Dyzet e një vite pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të  FD Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.

Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.

In : Aktuale

Loading...
loading...