Ja çfarë i kërkoi shtabi i Strugës qeverisë

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës, Shtabi i krizave të Komunës së Strugës mbajti mbledhje në lidhje me lehtësimin e masave sa i përket sektorit të turizmit, bizneseve lokale, transportit publik dhe orës policore.

Gjatë mbledhjes u sollën këto konkluzione:StrugaLajm

  1. Të parashtrohet kërkesë deri tek Shtabit Qëndror dhe në Qeveri që të sjelle vendim për hapjen e bizneseve perkatesisht hapjen e lokaleve, restoranteve dhe hoteleve për arsye se qyteti i Strugës njihet si qytet turistik, ku turizmi eshtë një ndër sektorët më të rëndësishëm nga i cili mvaren nje numër i madh i qytetarëve te komunes se Strugës.

2.Të shkurtohet ora policore, të sillen masa më të buta gjithmonë duke marrë parasysh shëndetin publik.StrugaLajm

  1. Të hapet vendkalimi kufitar Qafë Thanë në kufi me Republikën e Shqipërisë, meqënëse një numër i konsiderueshëm i punonjësve të bizneve lokale vinjë nga shteti fqinjë.
  2. Transporti linjor komunal i udhëtarëve të fillojë të funksionojë rregullisht, në përputhje me rekomandimet ose masat mbrojtëse të Qeverisë.
  3. Për arsye se deri më tani masat dhe rekomandimet e Qeverisë janë respektuar, kërkojmë nga Qеveria të falen disa persona të cilat kanë bërjë shkelje të masës për ndalesë të lëvizjes në territorin e Komunës së Strugës, duke marrë parasysh se procedura e lëshimit të lëvizjes ishte e paqartë për një numër të madh qytetarësh.

Zyra për marrëdhënie me publike,
Komuna e Strugës

In : Aktuale

Loading...
loading...