Ja cfarë ”lufte”kemi bërë kundër trafikut të drogës

Statistikat e MPB-së thonë se gjatë vitit 2018, policia ka detektuar dhe zbuluar shtatë grupe kriminale që merren me drogë, nga të cilët 35 anëtarë të tyre kanë qenë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 5 shtetas të Shqipërisë. Po ashtu janë zbuluar edhe 8 kanale ndërkombëtare të të trafikimit me drogë

Destan JONUZI

Shkup, 21 janar – Të dhënat analitike të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjegjësisht njësive organizative të specializuara për luftë kundër drogës dhe trafikimit të saj, thonë se nga muaji janar deri në nëntor të vitit 2018, janë asgjësuar 170 kg drogë dhe mjete tjera narkotike dhe janë zbuluar 7 grupe kriminale dhe janë ndërprerë 8 kanale ndërkombëtare, shkruan gazeta KOHA.

Sipas të dhënave statistikore të MPB-së për periudhën nga janari deri në nëntor të vitit 2018 janë zbuluar 681 vepra penale të kësaj fushe, ndërsa nga ato 582 vepra janë klasifikuar si “prodhimi dhe tregti e paautorizuar e drogës narkotike dhe substancave psikotrope”, për të cilat vepra kanë qenë të paraqitur 674 kryerës, ndërsa 99 veprat tjera penale janë udhëhequr sipas nenit penal “mundësi përdorimi i drogave narkotike”, dhe për këtë vepër kanë qenë të paraqitur 104 kryerës.

Ndërsa, në fundvitin e kaluar para festave të Vitit të Ri, në deponon “Drislla” në Shkup janë asgjësuar 170 kg drogë dhe mjete tjera narkotike të cilat janë konfiskuar nga vepra të ndryshme penale edhe atë , prodhim, përpunim apo përdorim të drogave dhe substancave tjera të cilat policia i ka zbuluar, ndërsa instancat gjyqësore kanë sjell vendime përfundimtare. Janë asgjësuar 120 kg mahriuhan, 6.5 kg heroinë, 20 kg hashash, gjysëm kg kokainë, drunjë dhe fara kanabisi dhe 1 kg amfetamin.StrugaLajm

“Në pjesën e tregtisë së paligjshme me drogë, gjegjësisht parandalimit të tregtisë së saj në vend, MPB në kuintinitet ndërmerr masa operative. Kështu që , gjatë vitit 2018 shikuar sipas statistikave shënojmë rritje të numrit të veprave penale të zbuluara dhe zbardhura nga kjo fushë. Sipas të dhënave analitike, nga muaji janar deri në nëntor të vitit 2018 janë zbuluar gjithsej 681 vepra penale nga të cilat 582 janë klasifikuar si vepra për prodhim të paligjshëm dhe lëshim në shitje të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, për çka janë paraqitur si kryerës të veprës 674 kryerës, ndërsa 99 veprat tjera të mbetura janë regjistruar me nenin e ligjit të Kodit penal mundësim të drogave narkotike dhe në raport me to janë paraqitur 104 kryerës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve në luftën kundër drogës janë zbuluar dhe konfiskuar 1500 kg mahriuanë duke e shtuar këtu edhe 515 kg drogë mahriuanë e cila ka qenë e dedikuar për tregun turk. Gjatë vitit 2018 policia ka konfiskuar edhe heroinë, kokainë dhe vaj hashashi, ekstaza tableta, amfetaminë, si dhe përzierje koktel të drogave të ndryshme “, thonë nga MPB-ja.

Ndërkaq, gjatë aksioneve policore gjatë vitit 2018 uniformat “blu” kanë detektuar dhe zbuluar 7 grupe kriminale, nga të cilët 35 anëtarë (kriminelë) janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 5 shtetas të Shqipërisë. Po ashtu gjatë vitit 2018 janë zbuluar dhe ndërprerë 8 kanale ndërkombëtare për trafikim droge.

In : Aktuale

Loading...
loading...