Ja çka përfshin pakoja e tretë ekonomike në Maqedoni

Përkrahje për konsumin vendor, për ringjalljen e ekonomisë, si dhe ndihmë për punëtorët me paga të ulëta dhe kategoritë e prekura të qytetarëve, mbështetje për fabrikat por edhe mbështetej e fuqishme për projektet kapitale.

Këto janë vetëm një pjesë e pakos së tretë ekonomike që pritet të rikuperojnë ekonominë në të ardhmen.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet që javën e ardhshme të bëjë të ditur pakon e tretë të masave ekonomike si ndihmë për zbutjen e pasojave ekonomike dhe sociale që ka shkaktuar Covid-19 .

Masat janë diskutuar edhe në mbledhjen e tretë qeveritare ditën e mërkurë me përfaqësues të këshillit ekonomik social, ekspertë, guvernatoren e Bankës Qendrore, si dhe përfaqësues të odave ekonomike dhe sindikatave.

Jo zyrtarisht mësohet se do të ndahen mbi 350 milion euro ku mbi 100 mijë persona të papunë por që janë në kërkim të një vendi pune dhe nuk kanë të ardhura mujore tjera më të larta se 15 mijë denarë do të fitojnë kartela pagesore. Ato mund ti shfrytëzojnë në dyqane, hoteleri etj. Planifikohen edhe vauçerë për turizëm me vlerë prej 100 euro dhe 50 euro shtesë në kartelë për verim në kapacitetet vendore turistike, ndërsa shfrytëzues do të mund të jenë të punësuarit me paga më të ulëta se 16 mijë denarë.

Parashikohet edhe pagë me rritje prej 20 për qind në dy muajt ardhshëm për personelin mjekësor të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën kundër koronavirusit. Gjithashtu do të përkrahen edhe studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme me 150 euro për trajnime dhe participim.StrugaLajm

Njëherësh shqyrtohet edhe mundësia e kthimit të TVSH-së për qytetarët. Me mbi 30 milionë euro kredi pa kamatë do të mbështeten ndërmarrjet mikro që kanë një deri nëntë të punësuar dhe ndërmarrjet e vogla që punësojnë prej 10 deri19 të punësuar, që në fakt përbëjnë edhe mbi 85 për qind të totalit të bizneseve në shtet.

Në rrjedhë e sipër janë edhe bisedimet me Bankën Botërore për projektin e vlefshëm 90 milionë euro për përforcimin e kapaciteteve shëndetësore dhe për ndihmën financiare për familjet e prekura të goditura nga koronavirusi si dhe kompensim material për ato që kanë humbur vendin e punës.

Në mënyrë shtesë do të ndihmohen edhe rreth 30 mijë familje që si shfrytëzuese të ndihmës sociale do të fitojnë nga 1000 denarë si shtesë energjetike për veç për muajin prill dhe maj prill, deri në muajin shtator, apo edhe pas përfundimit të sezonit të ngrohjes.(koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...