Ja çmimet e reja të benzinës dhe naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 29.07.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,468 %, te nafta për 2,216 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,832 % dhe te mazuti ulja është 1,471 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,3992%.

Nga data 06.08.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 71,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,060 (denarë/kilogram)StrugaLajm

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 si dhe EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,321den/kg dhe tani është 44,060den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 06.08.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...