Ja disa kandidatë tashmë zyrtar të partive për zgjedhjet lokale

Gati një javë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga ana e kryeparlamentarit Xhaferi, partitë politike ende nuk kanë vendosur për emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. Nga BDI thonë se kryesia e kësaj partie do të vendos ditëve në vazhdim për emrat e kandidatëve duke mos zbardhur detaje tjera synimet për zgjedhjet e 15 tetorit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk i ka caktuar emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. Për këtë gjë do të vendosin kryesiadhe kryetari”, thonë nga BDI-ja.

Nga LR PDSH po ashtu nuk shpalosin emra të kandidatëve por shtojnë se në disa komuna të caktuara do të dalin me kandidat të përbashkët .

“Aktualisht nuk ka emra konkret të cilët mund të themi se janë zyrtare për kandidat, por është e sigurt se në të gjitha komunat do kemi kandidat eminent të cilët nuk kanë ngarkesë politike nga e kaluara, kanë përvojë në profesionet të cilat i kanë udhëhequr dhe janë figura pozitive çdo njëri prej tyre në vendbanimin ku jeton”, tha Agon Ferati nga Aleanca për Shqiptarët për Alsat-M.

Por pavarësisht se nga LR PDSH nuk shpalosin emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, Alsat mëson jo zyrtarisht se emrat më të përfolur për kandidat në Komunën e Tetovës do të jenë Adnan Neziri- anëtar i Kryesisë Qëndrore të LR PDSH-së, Arif Selami- kryetar i degës së LR PDSH-së dhe Hajrulla Asani, afarist.

Ndërsa për komunën e Gostivarit si emra për të përfolur janë Arben Taravari dhe Halil Snopce.

Për në Dibër LR PDSH sipas informative jozyrtare të Alsat do të nxjerr për kandidat Ibrahim Kolarin anëtar i kryesisë qendrore të LR PDSH-së ose Arben Agollin – mjek.

Ndërkaq emrat më të përfolur për kandidat në Komunën e Vrapcishtit dhe Negotinës janë Bejtulla Kamberit dhe Isen Shabanit – anëtarë të Kryesisë Qëndrore.

Zeqirja Ibrahimi nga Lëvizja Besa thotë se janë në proces e sipër të propozimit të emrave të kandidatëve.StrugaLajm

“Ne do të marrin pjesë në të gjitha Komunat me shumicë të popullsisë shqiptare. Nëse i shihni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare mund ta shihni se në cilat jemi ne favorit. Ne do të propozojmë kandidatë i cili nuk i përket asnjë partie”, deklaroi Zeqirja Ibrahimi, Lëvizja BESA.

Ndërkaq pavarësisht tentimeve të Alsat nga opozitarja PDSH nuk pranuan të flasin mbi emrat e mundshëm të kandidatëve apo detajeve tjera lidhur me zgjedhjet locale.

Nga LSDM deklaruan se deri në fund të muajit do ta kenë të gatshme listën e kandidatëve për kryetarë komunash, ndërkaq shprehen të bindur se do të korrin fitore.

Emrat të cilat për momentin po sillen, për kandidatë të mundshëm nëpër komunat e vendit janë ende në sferën e spekulimit. Procedura është në rrjedhë dhe deri nga fundi I muajit do të përmbyllet dhe ju do të jeni të njoftuar – deklaroi, Petre Shilegov, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE gjithashtu nuk shpalosin emra, por thonë se ende janë në fazë të analizave.

Ne jemi në proces të analizave të thella, opsionet po ngushtohen në aspektin e vendimeve kadrovike , por prapë jemi larg vendimeve. Kemi kohë dhe një muaj për vendimet përfundimtare por natyrisht do të zgjedhim kandidatë të denjë për qytetarët – tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Nëntë shtatori është data përfundimtare kur partitë politike duhet t’I dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë komunash. Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor, ndërkaq më 25 shtator fillon fushata zgjedhore.

In : Aktuale

Loading...
loading...