Ja dy kompanitë më të mëdha të atleteve që lindën nga përçarja mes vëllezërve

Dy nga kompanitë më të njohura të këpucëve në botë u lindën nga një periudhë e përçarjes në mes të vëllezërve.

Në vitet 1920, vëllezërit gjermanë Adolf dhe Rudolf Dassler nisën një kompani këpucësh së bashku në dhomën e lavanderisë së nënës së tyre.

Biznesi i tyre bëri bum të vërtetë pasi këpucët e Dassler mbathnin këmbët e atyre që fitonin medalje të arta në olimpiadën e vitit 1930, shkruan gazetametro.net.

Por, ndërsa shitjet e tyre u rritën, kështu filluan tensionet në mes të dy dy vëllezërve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ato arritën kulmin.StrugaLajm

Nga fundi i luftës, vëllezërit kishin ndarë kompaninë dhe kishin bërë një luftë të tyre – në arenën e biznesit.

Adolf, i cili preferonte të quhej Adi, emëroi biznesin e tij Adidas, duke kombinuar emrin e tij dhe mbiemrin.StrugaLajm

Rudolf u përpoq të bëjë njëjtën gjë me firmën e tij të quajtur Ruda, edhe pse më vonë e ndryshoi atë në Puma.

Thuhet se vëllezërit nuk folën më, dhe rivaliteti i tyre i hidhur ndau edhe qytetin e Herzogenaurahut, ku u ndërtuan fabrikat e tyre konkuruese në brigjet e kundërta të lumit të qytetit.

Deri në shtator 2009, shumë kohë pas vdekjes së vëllezërve, kompanitë lanë mënjanë grindjet e tyre dhe u takuan përmes një ndeshje miqësore futbolli. /gazetametro.net


Loading...
loading...