Ja gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës së lëngshme pas intervenimit të ekipeve kudjestare të “Rugëve të Maqedonisë”.

Borë me intensitet mesatar po bie në Mavrovë, Dibër, Manastir, Resnjë, Krushevë, Koçan, Dellçevë dhe në grykat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar.

Në rrugën rajonale R-1203 nga f.Rogaçevë deri në v.k. Jazhincë, për shkak të erës së fuqishme vende-vende ka fryja bore.

Ndalesa për komunikacion për automjete të rënda ngarkuese ka në drejtimet rrugore aksi Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes grykës malore Strazhë. Në grykën malore Gjavatë është i detyrueshzëm përdorimi i pajisjes dimërore (zinxhirëve). Në drejtime të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve më të imëta.StrugaLajm

Ekipe të “Rrugëve të Maqedonisë” ndodhen në terren dhe i mirëmbajnë drejtimet rrugore të kalueshme. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes ndaj kushteve në rrugë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hxrje dhe dalje nga vendi.

In : Aktuale

Loading...
loading...