Ja “grupi i Shutkës” që i rrаhën për vdеkjе policët shqiptarë (FOTO)

Tre të rrаhur, nga të cilët dy policë shqiptarë ishte epilogu i një përlеshje që kishte ndodhur javë më parë në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit.

E gjithë ngjarja ndodhi pasi në Shuto Orizare një femër e mitur kushtimisht gjoja kishte parë se persona të panjohur me forcë e kanë futur një femër në një furgon, por nuk e dinte se për kë bëhet fjalë. Ajo ka njoftuar një person të rritur i cili është paraqitur menjëherë në polici. Janë mbledhur një grup i madh qytetarësh dhe në atë moment kanë hasur një automjet në të cilën kishte tre persona, dy prej tyre zyrtarë policir të stacionit policor Çair, të cilët nuk kanë qenë në detyrë.

Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, qytetarët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, të cilët gjendeshin në veturë dhe ato janë dërguar në spitаl për t’ju dhënë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri nga të sulmuarit mbeti në gjendje kritikе.

Siç mëson ekskluzivisht Almakos nga burime të mirënformuara grupi që rrаhu për vdеkjе policët shqiptarë në Shuto Orizare janë këto që shihni në fotografi, të udhëhequr nga Gege Demirovski dhe Ferat Asan. Të gjithë këta persona kanë qenë pjesë të MPB-së.StrugaLajm

Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski, lidhur me këtë rast deklaroi se nuk ka pasur ndonjë paraqitje në polici për kidnаpime të fëmijëve në komunën e Shuto Orizares, kështu duke demantuar informatat për rrëmbim.

“Sipas informatave paraprake se po ndodhin kidnаpime të fëmijëve në këtë komunë, nëpërmjet facebook-ut, mirëpo deri më tani nuk ka një denonciм të tillë se ka pasur ndonjë ngjarje të tillë dhe ka ndodhur ky incident. Presim që sa më shpejtë të dalim me informacione konkrete dhe reagime në lidhje me personat që kanë marrë pjesë në një ngjarje të tillë, që thjeshtë të kemi epilog përfundimtarë të kësaj ngjarjeje, ku u lënduan dy nëpunësit policorë”, u shpreh Oliver Spasovski Ministër i punëve të brendëshme.

Ndryshe, në këtët rast me lëndiме të rëndа në kokë dhe trup mbeti polici Femi Koka pas dezinforмatës se një furgon ka dashur të rrëmbеjë një vajzë rome në këtë lagje. Fatmirësisht Koka është shëruar, si dhe dy shqiptarët tjerë të sulмuar bruтalisht janë në gjendje stabile shëndetësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...