Ja ku janë sistematizuar administratorët që deri tani kanë marrë rrogë në shtëpi, /LISTA

Sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës kanë sistematizuar  958 administratorë, të cilët nga viti 2008 janë të punësuar dhe kanë ndenjur në shtëpi, shkruan gazeta Lajm.

“Ata që e kanë përpiluar listën dhe kanë caktuar veprimtarinë tonë, duke u bazuar në studimet tona i kanë ngatërruar drejtimet. Shihet nga vet lista se u mungon profesionalizmi. Neve që kemi mbaruar studimet për siguri, na kanë sistemuar si kriminolog, ndërkaq ne jemi kriminalist të diplomuar”, shprehet një administrator për redaksinë tonë.

Nga Lista e dalur, qartë shihen edhe gabime tjera në sistematizim; filolog të sistemuar në MPB e të diplomuar në studime për siguri në radiologji.

Kujtojmë se me të dalë Lista e parë e sistematizimit të administratorëve, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe zv/kryeministri Hazbi Lika u zotuan për transparencë.StrugaLajm

Ja Lista:

Lista e të sistematizuarve në administratën shtetërore 

In : Aktuale

Loading...
loading...