Ja kur do të jetë gati qeveria e re

Fundjavën e ardhshme, Kuvendi do ta votojë Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, kurse të hënën më 24 qershor, Ministrat e rinj pritet të marrin pozitat e tyre në Qeveri.

Burime të VMRO-DPMNE-së, kanë theksuar se plani paraprak që Maqedonia e Veriut ta ketë Qeverinë e re midis festave fetare, respektivisht më 20 qershor, është zhvendosur për më 24 qershor, sic thuhet, që deputetët të kenë më shumë kohë për të shqyrtuar programet dhe përbërjen kadrovike të kabinetit të ri qeveritar.

Ndërkohë, në seancën e Këshillit Qendror të Lëvizjes “Znam” janë bërë publike emrat e Ministrave që vijnë nga kjo parti.

Igor Filkov do të jetë Ministër I Drejtësisë, kurse Goran Minçev – Ministër për Administratë Publike.StrugaLajm

Nga Lëvizja Znam kanë potencuar se procesi nuk ka përfunduar dhe se për momentin janë dakorduar vetëm pozitat e eshalonit të parë.

“Negociatat nuk kanë përfunduar. Për momentin bisedohet për zv/Ministra, sekretarë shtetëror, kurse gjithashtu janë hapur cështjet për eshalonin e katër dhe pestë, por ende nuk jemi dakorduar për ato pozita. Fillimisht do të bëhen publike pozitat e dakorduara me partnerët e koalicionit qeveritar, kurse më pas me procedurë interne partiake do të definohen edhe bartësit e funksioneve” – tha Nikola Memov, ZNAM.

Nga ana tjetër edhe Lëvizja Besa bëri publike emrat e Ministrave. Sipas tyre, Fatmir Limani është kandidat për Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Besar Durmishi për Ministër për Ekonomi dhe Punë dhe Sedat Sulejmani është kandidat për Zv/Ministër për Kulturë dhe Turizëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...