Ja kush do jenë ministrat nga LSDM

Oliver Spasovski do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa Radmilla Shekerinska nga ministre e Mbrojtjes, do të udhëheq me Sekretariatin për Çështje Evropiane që deri dje udhëhiqej nga Bujar Osmani, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë të LSDM-së.

Sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski do të jetë ministër i Mbrojtjes, derisa Venko Filipçe do të vazhdojë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Milla Carovska,

zëvendëskryeministre për ekonomi do të kthehet te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, aty ku ishte në fillim të mandatit në Qeverinë e parë të Zaevit.StrugaLajm

Ministri i Pushtetit Lokal, ai i Transportit dhe ministri i Kulturës pritet që më së voni sonte të definohen në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së,StrugaLajm

ndërkohë që nuk përjashtohen mundësia që Pushteti Lokal t’i jepet Goran Milevskit të Partisë Liberale, si partner koalicioni me dy deputetë të fituar.

In : Aktuale

Loading...
loading...