Ja kush është funksionari i BDI-së që ka fituar 100 milionë (Video)

Rreth 18 vite është kryetar i komunës më të varfër në Maqedoni. Ai ka fituar tenderë në vlerë prej 100 milion eurove, kurse papunësia në nivel të komunës ku është kryetar është 90 për qind. Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë “Pucko Petrol”, Ismail Jaoski, kryetar i komunës Pllasnicë, komunë që tani 8 vite ka xhirollogarinë e bllokuar.

Profili i tij politik përputhet pak a shumë me konceptin politik të BDI-së dhe Amdi Bajramit-çdo herë me pushtetin. Që nga viti 1996 deri tani vetëm një mandat nuk ka qenë kryetar komune. Ka ndërruar parti dhe ideologji, por ka mbetur në pushtet. Ai thotë se nuk dëshiron të jetë kryetar komune, por se është bërë për hatër të qytetarëve.
“Unë nuk dua të jem kryetar i komunës. Nuk kam dashur të jem as në vitin 1996. mirëpo njerëzit u mblodhën dhe më lutën që të bëhem kryetar”, ka deklaruar Jaoski për emisionin “Provereno”.
Tenderi i fundit që ka fituar nga NPK Shkup është 15 milionë euro. “Pucko Petrol” është kompania që ka fituar më së shumti para nga tendere shtetërore me vlerë rreth 100 milionë euro. Ai përmendej edhe te “bombat” e Zaevit.StrugaLajm

StrugaLajm

SU
In : Aktuale

Loading...
loading...