Ja kush është shqiptari nga Maqedonia i ftuar në inaugurimin e presidentit turk Erdogan (FOTO)

Të hënën bëhet inaugurimi i Presidentit të Republikës së Turqisë, R. T. Erdoğan.

Me këtë rast janë ftuar personalitete të larta jetës politike, arsimore e kulturore nga gjithë bota. Në mesin e pak të ftuarve nga Maqedonia, marrim vesh, se do të jetë edhe profesori i Universitetit të Tetovës, njëherazi drejtues i SHB “Logos-A”, Adnan Ismaili.StrugaLajm

Marrim vesh se nga Maqedonia janë ftuar edhe disa politikanë dhe personalitete të tjera të jetës shoqërore.StrugaLajm

Adnan Ismaili
Adnan Ismaili është i njohur si drejtor i Shtëpisë Botuese “Logos-A” në Maqedoni, i cili njihet si një teolog dhe ligjërues universitar. Medresenë e rregullt e ka bërë në Prishtinë, si edhe Fakultetin e Orientalistikës, ndërsa gjuhën e arabe e ka specializuar për dy vite në Rijad të Arabisë Saduite. Ka magjistruar në Prishtinë, ndërsa doktoratën e ka kryer në Novi Pazar. Aktualisht është profesor në Universitetin e Tetovës. Emri i tij ishte lakuar me themelimin e partisë Lëvizja BESA.

In : Aktuale

Loading...
loading...