Ja kush i merr pagat e shtatorit më të larta (VIDEO)

Mësimdhënësit, të punësuarit në çerdhe dhe ata në sektorin e shëndetësisë duke filluar nga paga e shtatorit që merret në tetor do të kenë rritje të tyre për 5 për qind. Këtë sot e konfirmuan në press-  konferencën e përbashkët ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i  Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe të ministri i Financave, Dragan Tevdovski, njofton KOHA.

“Në buxhetin e vitit 2018 janë siguruar mjete për rritje të pagave në 5% për të punësuarit në çerdhe, shkolla dhe spitale. Rritja fillon me pagën e shtatorit. Këtë ndryshim e paralajmëruam që në buxhetin e vitit 2018 që u miratua vitin e kaluar. Ndryshimi mund të mos jetë shumë i madh, por jep porosi të qartë se Qeveria i ka prioritet përforcimin e shëndetësisë dhe arsimit. Nuk guxojmë të lejojmë që mësimdhënësit dhe mjekët të na ikin jashtë shtetit, na duhet kuadër kualitativ në këto sektorë”, tha ministri i financave Tevdovski

Arbër Ademi, ministër i arsimit shprehu kënaqësi nga rritja e pagave në sektorin e arsimit, me çka kjo rritje do të përfshijë rreth 30.000 të punësuar nëpër shkollat fillore dhe të mesme.

Ministri i shëndetësisë Filipçe, tha se me rritjen e pagave e cila ndoshta nuk është shumë, por rritje me siguri do të ketë ende në periudhën e ardhshme.

“Si një nga projektet e zhvilluara të kësaj Qeverie është rritja e pagave. Ndoshta 5% tingëllojnë pak, por vlerësoj se rrija duhet të potencohet nga disa faktorë. Kuadrit arsimor në degët e kirurgjisë në mesatare paga  rritet për 5.300 denarë, mjekëve specializant për 4.500, ndërsa motrave medicinave më arsim të lartë 2000 denarë. Kuadrit te mesëm medicinal pagat u rriten për 1500 denarë. Në spitalet e përgjithshme kuadri do të merr pagë për 4.700 denarë, mjekët specialist për 4.060 denrë, motrat medicinale nëpër spitale të përgjithshme 1.500 denarë ndërsa motrave medicinale të kuadrit të mesëm për 1050 denarë”, theksoi Filipçe.StrugaLajm

Mila Carovska, thotë se rritja e pagave e të punësuarve nëpër çerdhe nuk do të ndalet këtu.

“Paga e shtatorit do të jetë 5% më e lartë për të gjithë të punësuarit në arsimin parashkollor, ndërsa kësaj rritje i priu edhe rritja paraprake e vitit të kaluar që ishte për 2%. Dhe nuk do të ndalemi këtu, vazhdojmë të punojmë në përforcimin e sistemit parashkollor” u shpreh Carovska. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...