Ja kush janë ndotësit më të mëdhenj të liqenit të Ohrit

Vetëm dy nga pesëdhjetë hotele në bregun e Ohrit dhe Strugës janë të lidhura me sistemin kolektor, tregon raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik. Të gjithë janë edhe ndotës potencialë të liqenit të Ohrit. Në kolektor nuk janë të lidhura as shtëpitë private rreth bregut të liqenit nga plazhi Saraishtë deri te kisha e Shën Sofjes e deri në pjesën e bregut te vendbanimi Kaneo në Ohër. Shtëpitë private përgjatë gjithë bregut si dhe vendbanimet rurale Tërpejc, Llabunishtë dhe Radozhdë përdorin gropa septike

“Shtëpi private nga fshati Radozhdë që përdorin gropa septike që ndoshta derdhen direkt në liqen. Banakë të vendosur në vetë plazhet. Gypa shkarkimi për grumbullimin e ujërave atmosferik që derdhen në liqenin e Ohrit, me mundësi për kyçje (me apo pa qëllim) në ujërat e zeza nga ndërtesat kolektive dhe shtëpitë private”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ambientalistët paralajmërojnë se shkarkimi i ujërave të zeza çon në ndotjen e liqenit të Ohrit.

“Edhe pse sistemi kolektor është rehabilituar në vitet e fundit, megjithatë në 20 vitet e fundit janë ndarë fonde minimale nga buxheti i shtetit për mbrojtjen direkte të një prej eko- sistemeve më të çmuara në Maqedoni”, tha Gjoko Zoroski- ekolog.

Për të përmirësuar këtë situatë rekomandohet përfundimi i ndërtimit të sistemit kolektor, si dhe riparimi i tij në vendet ku ka defekte. Të gjitha hotelet, shtëpitë, ndërtesat kolektive të banimit dhe vendbanimet e fshatrave duhet të lidhen me kolektorin dhe jo me sistemin e kullimit të ujërave atmosferik.StrugaLajm

“Pompat nga sistemi kolektor të funksionojnë vazhdimisht dhe nuk duhet të fiken gjatë reshjeve të dendura. Në periudhën e ardhshme të gjendet zgjidhje teknike për përfshirjen në sistemin kolektor të vendbanimeve përgjatë liqenit të Strugës deri në fshatin Radozhdë. Të zbulohen familjet që hedhin ujërat e ndotura fekale në shtretërit e lumenjve dhe t’i lidhin ato me kolektorin dhe sistemin e ujërave të zeza”, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik.

Duke qenë se është liqen me numër të konsiderueshëm të burimeve, me rrjedhje të vazhdueshme të ujit dhe masë të madhe ujore, nuk janë vërejtur ndryshime të rëndësishme në cilësinë e ujit të liqenit, thuhet në raport (Alsatm)

In : Aktuale

Loading...
loading...