Ja kush pritet të jenë drejtorët nga radhët e BDl-së në qeverinë e re

BDl-ja, sipas rezultateve nga negociatat për Qeverinë, ka fituar edhe disa drejtori të rëndësishme.

Me MEPSO-n flitet se mund të drejtojë Musa Xhaferi ose djali i tij Arjanit Xhaferit, kurse me Agjencinë për Komunikime Elektronike, flitet se mund të drejtojë Gazmend Ajdini.Ish ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, flitet se mund të zgjedhet drejtues i Navigacionit të Maqedonisë kurse pozitën e anëtarit aktual Nazim Bushi në këshillin e drejtorëve në Telekomin e Maqedonisë mund ta marrë Sadulla Duraku.StrugaLajm

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore flitet se do të kalojë në duart e Ejup Rustemit, drejtorit aktual të Postës.StrugaLajm

Sa u takon posteve që pritet t’i zërë BDl-ja, asnjëri prej emrave të përfolur nuk është konfirmuar zyrtarisht.

In : Aktuale

Loading...
loading...