BLENDI PETROL
Aktuale

Ja kush pritet të jetë zv/kryeministri i Zaevit për reforma?!/FOTO

Lëvizja BESA do të ketë postin e zv/kryeministrit për reforma dhe se tashmë koalicioni veçse nuk ka dal në dritë për tu publikuar.

Sipas informacioneve nga Qeveria, në këtë post pritet të ulet kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe se për këtë siç mëson INA është dakord edhe kryeministri Zoran Zaev, që kërkon që liderët e partive të jenë në kreun qeveritar, për të marrë më shumë përgjegjësi.

Por nga ana tjetër, në Lëvizjen BESA nuk fshehin se do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, por nga kjo parti ka heshtje totale duke mos dhënë asnjë detaj se çfarë po diskutohet në prapaskenë lidhur me ndarjen e kulaçit qeveritar, aq sa do ti takojë kësaj partie me tre deputetë. Deri tani vetëm Lëvizja BESA e Gashit po negocion me kryeministrin Zaev për përfshirje në Qeveri, derisa nuk ka asgjë lidhur me krahun tjetër të Bilall Kasamit, edhe pse edhe nga ky kamp kohë më parë kishin lansuar lajme se do të jenë pjesë e maxhorancës së re dhe se do të përkrahin të gjitha ligjet dhe propozimet që kanë të bëjnë me reformat.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button