Ja kushtet e VMRO-së për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme

VMRO-DPMNE po mban mbledhjen e Komitetit ekzekutiv ku po vendoset për zhvillimet pas referendumit të emrit, që sipas kësaj partie është i dështuar.
Nga selia e kësaj partie bëhet e ditur se nuk duan të bisedojnë me maxhorancën për të siguruar shumicën absolute për votimin e ndryshimeve kushtetuese për emrin, informon INA.

Të gjithë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE në një takim me liderin e tyre Hristijan Mickoski kanë thënë se nuk do të votojnë marrëveshjen e Prespës në Kuvend.

Nga kjo parti gjithashtu bëhet e ditur është vendosur që të pranohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, por me disa kushte të parashtruara.

VMRO-DPMNE kërkon shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Lubomir Joveski, pasi që nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me parregullsitë e shkaktuara gjatë votimeve në referendumin e së dielës.StrugaLajm

Po ashtu kërkohet formimi i një komisioni anketues lidhur me parregullësitë gjatë referendumit.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kërkohet Qeveri teknike e zgjeruar me mandat prej 100 ditëve, e cila do të organizojë zgjedhjet e reja.

Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv, nesër do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie.

In : Aktuale

Loading...
loading...