Informim për Fitër Bajram!
Të respektuar besimtar! Sot jemi në ditën e fundit të Ramazanit të këtij viti. Kini vëmendjen te sadakatul fitri dhe jepeni atë para faljes së namazit të fitër bajramit. Lusim Allahun e Madhërishëm agjërimin dhe adhurimet e tjera të këtij muaji të bekuar, Allahu të na pranojë.
Ju informojmë që nesër më: 10.04.2024 (e mërkurë) sipas takvimit të BFI- së jemi në ditën e parë të Fitr Bajramit. Për në territorin e Strugës sipas takvimit koha e namazit të sabahut është më: 05:33 min., kurse koha e namazit të fitër bajramit është më: 06:48 min.