Ja nënkryetarët e Aleancës për Shqiptarët

Me pak prurje të reja nga doktorë shkencash dhe me disa ish-eksponentë të lartë të PDSH-së, karakterizohet Kryesia e re 20 anëtarëshe e Aleancës për Shqiptarët, e cila u zgjodh nga Kuvendi Qendror, shkruan gazeta KOHA. Sekretar i përgjithshëm i partisë është rizgjedhur Arben Taravari, aktualisht kryetar i Komunës së Gostivarit, ndërkaq katër nënkryetarët do të zgjidhen nga Kryesia Qendrore në mbledhjen e parë të saj.

Nga Aleanca për Shqiptarët, sipas burimeve të sigurta partiake, nënkryetar të partisë do të vazhdojnë të jenë Elmi Aziri nga Kumanova dhe Remzi Memedi nga Kërçova, ndërkaq në vend të Agon Feratit që ishte më herët nga Dega e Tetovës, nënkryetar i partisë do të jetë Vullnet Ferati, ish-kandidati zyrtar i kësaj partie për ministër të Shëndetësisë pas dorëheqje se Arben Taravarit për shkak të kandidimit për kryetar të Gostivarit.

Nënkryetar i katërt do të jetë Bujare Abazi, inxhiniere e post-telekomunikacionit dhe bartëse e listës për këshilltarë në zgjedhjet e fundit lokale për Komunën e Çairit. Dega më e përfaqësuar në parti është ajo e Gostivarit me pesë anëtarë. Koha.mkStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...