Era e fortë që ka përfshirë Tiranën dhe mbarë vendin gjatë ditës së sotme, ka bërë që në kryeqytet të ndodhë një ngjarje e pazakontë.
Pema e Vitit të Ri ka rënë në tokë, për shkak të erërave të fuqishme. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Balkanweb”, pema është rrëzuar nga era në mënyrë krejt të papritur.
Fatmirësisht, nga rënia e pemës nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar.