Ja për cilat produkte qeveria vendosi lirimin e çmimeve

Qeveria në seancën e sotme i ka vendosur marzhën prej 10 për qind fitimit në 73 produkteve bazë ushqimore e cila masë do të vlen deri në fund të muajit tetor.

Ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi theksoi se në Listën e produkteve themelore ushqimore në të ashtuquajturën shportë vjeshtore janë përfshirë 73 produkte që janë më të përfaqësuara në shportën konsumatore të qytetarëve.

“Këtë vendim e miratuam duke u bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, për indeksin e shpenzimeve për jetesë, të cilat tregojnë se duke krahasuar muajin gusht të vitit 2024, me muajin dhjetor të vitit 2023, është evidentuar rritje e shpenzimeve për ushqim për 4%, nga të cilat rritje më të madhe ka te frutat prej 10,9%, qumështi, djathi dhe vezët për 6,6%, perimet për 3,9%, te mish për 3,6%, dhe te buka dhe drithërat për 2%. Për periudhën e njëjtë, shpenzimet për pijet joalkoolike janë rritur për 9,4%, nga të cilat te uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet e frutave dhe perimeve rritja është nga 11,1%, ndërsa te kafeja, çaji dhe kakao rritja është prej 7,7%”, deklaroi Durmishi.

Sipas tij, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulet me një mesatare prej rreth 10%, me çka do të ulen edhe shpenzimet e jetesës në shportën konsumatore për grupin ushqim dhe pije.

Ky vendim hyn në fuqi të nesërmen nga dita e publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa do të zbatohet deri më 31 tetor të vitit 2024.

Në listën e produkteve bëjnë pjesë:

– oriz i bardhë në paketim nga 900g deri në 1kg;

– miell gruri, tip 400 në paketim, nga 1 kg deri në 2 kg;

– bukë e bardhë dhe gjysmë e bardhë, bukë, e tipit industrial 450 g (e plotë dhe në rriska), me përjashtim të bukës së sapopjekur në markete;

– produkte të pjekura furre (gjevrek i thjeshtë, byrek me mish dhe djathë, baniçkë me mish dhe djathë, simit pogaçe dhe kifle me peta, të thjeshtë dhe me djathë);

– biskota, “Petit Beure” dhe biskota të thjeshtë nga 300g deri në 500g;

– brumra (makarona dhe shpagetai gruri të fortë pa dhe me vezë prej 500 g (pa aditivë).;

– vaj ushqimor luledielli, në paketim prej 1 litri;

mish viçi, pa kocka, nga kofsha apo ndonjë pjesë tjetër;

mish, derri, pa kocka, nga kofsha apo ndonjë pjesë tjetër;

– zog (i freskët dhe e ngrirë) i tërë;

– file pule (e freskët dhe e ngrirë);

– sallam, proshutë në paketim prej 300g deri në 800g (pa paketim në copa);

– salsiçe çaji, e bërë nga mishi i derrit (pa aditivë dhe pa paketim në copa);

– salsiçe çaji, e bërë nga mishi i viçit (pa aditivë dhe pa paketim në copa);

– sallam i veçantë pule në paketim prej 300g deri në 800g (pa paketim në copa);

– pashtetë mëlçie ose zogu (pule), (pa aditivë) në paketm prej 95g dhe 100g.;

– peshk i ngrirë merluc;

– qumësht i përhershëm lope (përveç qumështit organik dhe qumësht me aditivë) me përmbajtje yndyrore prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5% në paketim prej 1 litri.;

– jogurt nga qumështi i lopës, pa aditivë, me përmbajtje yndyre nga 2.8% deri në 3.2% në paketim prej 1 litri;

– kos lope (i thjesht, pa aditivë) me përmbajtje yndyre prej 2.8% dhe 3.2%, në një paketim prej 400 deri në 500g;

– ajkë nga qumështi i lopës, e thartë me përmbajtje yndyre prej 12% deri në 20% në paketim prej 180g deri në 400g;

– gjizë

– djathë i bardhë tradicional i lopës (pa aditivë);

– djath i bardhë tradicional i përzier (pa aditivë);

– kaçkavall tradicional lope (pa aditivë);

– kaçkavall tradicional i përzier (pa aditivë);

– vezë të freskëta të pulës, paketim 1/10;

– vaj,(gjalpë), i prodhuar në mënyrë industriale (paketë prej 250 g.);

– margarinë, (e thjeshtë), e paketuar nga 250 g;

– mollë;

– pjeshkë;

– rrush tryeze;

– limona;

– portokalle;

– banane;StrugaLajm

– lajthi të pastruara;

– fasule;

– qepë;

– patate;

– karrotë;

– spinaq;

– lakër;

– tranguj;

– tranguj turshie

– hudhër

– kungullesha;

– borani;

– domate;

– speca;

– lulelakra;

– kungull;

– patëllxhan;

– lente;

– majdanoz;

– brokoli;

– presh;

– perime të ngrira (përzierje) në foli prej 450 g;

– perime të ngrira nga misri, në foli prej 450 g;

– perime të ngrira nga bizelja, në foli prej 450 g;

– borani e ngrirë, në foli prej 450 g;

– ullinj, të zi;

– bizele e konservuar në pako prej 400g;

– ajvar me speca të pjekur, kavanoz deri në 660 g;

– tranguj të vegjël, të konservuara, kavanoz deri në 720 g;

– kërpudha të marinuara (të copëtuara), me peshë deri në 720 g;

– sheqer kristal i bardhë;

– reçel dhe marmelatë;

– çokollatë qumështi e thjeshtë, në paketim prej 100 g;

– keçap;

– majonezë në kavanoz prej 660g;

– mëlmesë (vegetë, zaçinall dhe të ngjashme);

– kafe e skuqur e grirë e paketuar nga 200g;

– lëng frutash (i pakulluar) nga fruta të ndryshme në tetrapak prej 1 litër.

In : Aktuale

Loading...
loading...