Ja po ik edhe një vit

Ja po ik edhe një vit,
ty nuk po të ngelet edhe shumë për të bërë vepra të mira..
Ti që mendon se je i përjetshëm këtu. Ja sonte po ta them, harroje!
A je, a s’je më vitin tjetër, prandaj që sot fillo t’i lëvizësh gurët e jetës tënde!
Dhe lëvizi për mirë, se po të jetë e kundërta ç’e do!!!
Fillo që sonte,
një të vetmuari shko, trokiti në derë,
merre një cop torte dhe uroji lumturi..
Një të sëmuri shko, trokiti në derë,
uroji shëndet, thuaji që motin e ardhshëm do e festojm duke ngrën e duke pirë. Edhe pse mbase mund të mos arrij. Por ti gjithsesi ngrohja pak shpirtin!
Një të braktisuri shko, trokiti në derë,
zgjatja dorën dhe thuaji, “tani nuk je vetëm”!


Një të varfri shko, trokiti në derë,
dërgoi ca ushqime e le t’a ngop barkun,
të paktën ditën e fundit të vitit!
Një prindi që ka humbur fëmijën
shko, trokiti në derë, thuaji se të gjithë kemi humbur dikë,
por ekziston edhe një shpresë, “Një ditë do takohemi me ta” Mjafton të besosh në përjetësi!
Ti prind i egër me krijesën tënde,
sot mos ngri dorë përmbi. Merre afër teje, thuaji që e do. Do shohësh sa e bukur është dashuria dhe loti i lumturis së një fëmije!
Dhe ti fëmijë që njerzit e botës do,
përpara prindërve të tu, veri gishtin kokës, se askush nuk të do më shumë se ata,
që të kanë dhënë jetën dhe sakrifikuar një jetë të tërë, për të të rritur ty! Ti që bëhesh djall, ca e nga ca, grimcon zemrën e tyre. Dhe një ditë kur nuk do t’i kesh më, mos i kërko.
Por sot që akoma janë aty për të të falur mos rri, por shko falje kërko.
Ja filloje që sonte me mirësi,
flisni një fjalë të mirë,
se ajo mund të bëhet shpres dhe dritë për dikë!
Mos e kursej!
Urime Vitin e Ri.
Medine HalimiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...