Ja porositë e Ziadin Selës për Zaevin,Ahmetin dhe Merkon

Në Strugë lidershipi më i lartë i ASH-së, në krye me liderin Ziadin Sela, sot pasdite realizuan një takim të zgjeruar me qytetarët .Ky takim sipas koordinatorit të degës së ASH-së, në Strugë,Ymer Ymeri, vjen në vigjilje të kongresit partiak, ku ky subjekt, po hapet ndaj të gjithë shqiptarëve si një alternativë dinjitoze.Me fjalë, rasti, në këtë takim u prezantuan deputeti i zonës, Syrja Rashidi, si dhe sekretari i ASH-së, Arben Taravari.Ndërkohë, me një fjalim të zgjeruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela, pasi falenderoi për mbështetjen që mori në zgjedhjet lokale, struganët ,por në vecanti mërgimtarët, potencoi se ASH-ja , ishte partia që te shqiptarët fitoi 2 me 1 partinë rivale, duke shtua,r se ata me veprimet dhe politikën që po zbatojnë sidomos duke përzënë shqiptarë nga puna në vecanti grat, ngjajnë shumë me shqiptarët e ndershëm të kohës së Milloshevicit.Ndërkohë, Sela në ligjërimin e tij u ndal edhe në politikën më rang më të gjërë, duke thënë se ASH ,ishte pjesë e rrëzimit të një regjimi dhe nuk do të lejojë që të ngrihet një regjim i ri, kundër shqiptarëve.Në këtë drejtim Sela, përmendi rastin e dënimit të vrasësit të Almirit, për të cilin sic tha po orkestrohet një skenar që vrasja të ngjaj një aksident automobilistik.Këtë skanar, Sela, potencoi se ASH nuk do ta lejojë dhe do të vihet, nëse ka nevojë në ball të protestave për të mbrojtur drejtësinë.Nëse Zaev, mendon se cështjet shqiptare në Maqedoni janë të mbyllura, gabon shumë sepse, do të jetë ASH-ja, ajo që do të kujdeset që problematikat e shqiptarëve të zgjidhen një nga një duke mos përjashtuar edhe protestat nënvizoi ai.Gjithashtu,kryetari i ASH, potencoi se tryeza e partive parlamentare duhet të funksionoj dhe jo të thirret vetëm për interesa konjukturale politike në përfitim të një lideri partiak dhe në këtë drejtim shtoi se ASH do të thirri tryezën për cështjen e Almirit .Në fund të fjalës së tij, Sela, apeloi që të gjithë shqiptarët t’i bashkohen ASH-së në mënyrë që trendi I rritjes dhe fuqisë politike të shqiptarëve në Maqedoni të konkretizohet.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...