Ja premtimi më i ri Zoran Zaev

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut premtoi se do të lirohen nga kontributet pensionale dhe shëndetësore, nëse pronari vendos t’i rritë rrogat për 100 euro, transmeton Portalb.mk.

“Plani është nga 1 nëntori të fillojmë me realizimin e masës së subvencionimit të kontributeve nga pagat e rritura. Ligji është gati, bisedojmë me të gjitha palët e prekura, i matim të gjitha vlerat dhe do t’i mundësojmë çdo pronari ose menaxheri që nëse e rrisin pagën deri 100 euro kontributet do t’i paguajmë ne nga shteti edhe sigurimin pensional dhe shëndetësor ne do t’i paguajmë”, deklaroi Zaev.StrugaLajm

Zoran Zaev sqaroi se këto masa merren në kuadër të veprimeve të qeverisë për rritjen e pagave, e cila për dy vjet është rritur për 2 mijë denarë. Sipas tij, paratë kthehen prapa te qytetarët, ndërsa shpenzimet për jetë gjatë gjithë kohës zvogëlohen.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...