Urim SALIHU
Menduh Thaci është në qeveri, jo sepse këtë e donte ai personalisht .Thaci s’mund të ishte në pushtet pa pëlqimin e ndërkombëtarëve .Por ishte koha që Thaci të ishte pjesë e ekzekutivit jo sepse ai u kishte borxh partive tjera,madje as vetvetes, por ai mijëra netë ka jetuar me makthe nga ai premtim dhe ajo frazë e njohur e tij : Po,po do jemi pjesë e qeverisë.
Ai këtë premtim nuk ua kishte dhënë liderëve tjerë, por mbështetësve të tij dhe duhej të përmbante qoftë edhe në një kohë të vonuar atë që kishte thënë.
Thaci është në qeveri sepse ai njeri ka ndryshuar.Nuk është më ai politikani ” rebel” i viteve 90-të.Thaci është në qeveri sepse njerëzit e thonë se atij i kanë mbetur pak njerëz, por më mirë një parti e vogël me njerëz të pastër se sa ti kesh afruar pranë vetes ata që të përpijnë për një copë pushteti.Thaci është në qeveri sepse ai e pa se përmes saj mund të ringritesh .
Lëvizja Besa që ishte e dyta në zgjedhjet Parlamentare , duke qenë opozitë ajo humbi në terrenin politik.Vendin e saj e morri Aleanca për shqiptarët që fitoi më shumë komuna dhe vota sepse ishte pjesë e pushtetit .Këtu qeveria të jep një lloj infuzioni.Faktet tregojnë se shumica janë me qeverinë edhepse mund të zhurmojnë në publik se kjo s’është e vërtetë.
Thaci do jetë shënjestër pandërprerë qoftë edhe nëse ai do kishte një pozicion në Kombet e Bashkuara sepse ai përbën shqetësim për disa që përmes nxirjes së figurës së tij, duan të mbeten vetë në skenë .Thaçi për disa mbetet sinonim i shkatërrimit sepse duke qenë ai protagonist, marrin fund të tjerët që merren me të.Pra Thaci gjithnjë nga të njëjtit njerëz sulmohet edhe kur është opozitë edhe kur është pushtet.Thaci sulmohet më shumë nga ata që u dha pushtet , që s’iknin dot nga PDSH kur u lëpihej për poste dhe funksione dhe kur panë humbjen ia mbathën në parti tjera dua ia nxirrë figurën vetëm Menduh Thacin dhe duke lartësuar të tyren .
Por rikthimi i tij nuk është nga vetë ai më shumë se nga njerëzit përreth tij, strukturat e partisë që dikujt i duket se kanë perënduar por do ta shihni ditët në vijim se cfarë aktivitetesh do kenë .Njoh njerëz të partisë së tij, militantë që kanë përjetuar gjëra të paimagjinueshme, kanë prekur fundin, por nuk janë zbrapsur.Ata vërtetë janë një model, një rast i rrallë , unik.Ata dijnë të organizohen si strukturë sidomos kur shohin qoftë edhe një shteg të vogël.
Pdsh mund t’a rikthejë sërish forcën politike,mbase jo në ato përmasa sa të fitojë , por duke u ringritur ngadalë duke filluar nga strukturat poshtë me një rifreskim .
E njoh mirë terrenin si vepron ky subjekt prandaj kjo parti mund të rikthehet sërish.