Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni sot regjistroi 14 raste të reja me Kovid19.
“Në 24 orët e fundit, janë kryer 242 teste, dhe 14 raste të reja të COVID -19 janë konfirmuar në: Shkup-5, Prilep-2, Tetovë-1 dhe Veles-6. Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.8410 teste për COVID në vend”, theksoi Instituti.
Ndërsa janë regjistruar 20 pacientë të shëruar: Shkup 1, Kumanovë 9, Prilep 2, Veles 7 Manastir 1.
Në spitalin “8 Shtatori “ ndërroi jetë një paciente 61-vjeçare nga Tetova, e hospitalizuar prej me 28 prill.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1586, numri i pacientëve të shëruar është 1099, numri i vdekjeve është 90 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397.