Ja raste e fundit me Covid 19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave nga Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 726 testime, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me KOVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1440 persona të shëruar.

Është i lartë numri i personave që kanë humbu jetën në 24 orët e fundit. Janë 22 persona të cilët nuk kanë arritur të fitojnë betejën kundër koronavirusit.StrugaLajm

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 është 94 871, numri i personave të shëruar është 85 439, ndërsa kanë humbur jetën 2 946 persona.StrugaLajm

Numri i rasteve aktive është 6 486

In : Aktuale

Loading...
loading...