Ja sa largë duhet të jenë kazinotë dhe bastoret nga instituconet arsimore

Propozimi-ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit e lojërave të fatit, i cili hyri në procedurë parlamentare, parasheh që kazinotë dhe bastoret të jenë të larguara më së paku 500 metre nga fakultetet, universitetet, institucionet, bibliotekat, dhe çerdhet foshnjore.

Largësia e hapësirës deri tek objekti ku luhen lojërat e fatit vërtetohen nga kufiri i parcelës ndërtimore ku është dhënë objekti dhe hyrja e hapësirës ku luhen lojërat e fatit si largësi më e shkurtë horizontale, gjegjësisht linjë ajrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vërtetim për largësinë e hapësirës deri tek objekti më i afërt ku mbahen lojërat e fatit e japin komuna, në territorin e të cilit gjendet objekti i lojërave të fatit, në afat prej 15 ditësh prej dorëzimit të kërkesës për vërtetim.StrugaLajm

Këto ndryshime janë vendosur si pikë në seancë parlamentare më 29 gusht, javën e ardhshme në lexim të parë. Porpozues janë deputetët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili.

In : Aktuale

Loading...
loading...