Ja sa mijëra euro kanë harxhuar ministrat për dreka e darka


Ministrat në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë shpenzuar rreth 46 mijë euro para shtetërore nëpër restorantet. Më së shumti prej tyre ka shpenzuar ministri i ambientit jetësor, Sadulla Duraku, edhe atë rreth 7500 euro. Për dallim prej tij ministrja Apostollska ka shpenzuar vetëm 50 euro.
Duraku për 11 muaj ka shpenzuar 472996 denarë, ose rreth 7500 euro, sipas mjetit për llogaridhënie të Qeverisë.

StrugaLajm


Pas Durakut në vendin e dytë është zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani i cili ka shpenzuar pothuajse 6500 euro, shkruan REL, përcjell SHENJA.
Më pas vjen ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski i cili ka shpenzuar rreth 6000 euro.
Së bashku këta tre ministra kanë shpenzuar rreth 20 mijë euro. Nëse grumbullohen parat e shpenzuara nga ministrat tjerë në Qeveri, arrihet deri tek numri 26 mijë euro.
Më së paku para shtetërore nga 50 euro kanë shpenzuar ministrja pa resor e ngarkuar për investime të huaja Zorica Apostollska dhe ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski.>StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...