Ja sa mijëra veta nga Maqedonia e Veriut kanë shkuar në Gjermani

Derisa autoritetet e Shkupit po mbajnë të fshehura të dhënat e eksodit masiv të të rinjve drejt Gjermanisë, autoritetet gjermane kanë dhënë shifra zyrtare, në përputhje me transparencën qeverisëse.

Sipas Byros Gjermane të Statistikave, në vitin 2018 gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar fatin në Gjermani. Nga ata, 7.812 kanë qëndruar në Gjermani edhe në vitin 2019, ndërsa 10.666 janë kthyer në vendlindje.

Sipas shifrave zyrtare, mbi 100 mijë konsiderohet numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që viteve të fundit kanë shkuar dhe tanimë qëndrojnë në Gjermani.StrugaLajm

Duke krahasuar vitin 2017, dy vitet e fundit ka rritje për 30 për qind, raporton DW duke u thirur në raportet zyrtare.StrugaLajm

Trendi i shkuarjes në Gjermani siç thuhet ka nisur me të madhe në vitin 2011, ku atëkohë kishin shkuar 5679 veta, prej të cilëve 495 tashmë kanë ngelur për të jetuar në Gjermani. Rritja më e madhe e numrit të të shpërngulurve është regjistruar në vitin 2015 atëherë kur në “tokën e premtuar” kishin arritur 25 mijë persona vetëm nga Maqedonia.

In : Aktuale

Loading...
loading...