Ja sa persona përfunduan në Klinikat e Shkupit në natën e Viti të Ri

Në Klinikën e Toksikologjisë mbrëmë janë pranuar 29 pacientë në gjendje të alkoolizuar, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një 14 vjeçar, ndërsa më i moshuari 63 vjeç. Në Qendrën Klinike Emergjente janë pranuar 105 pacientë.
“Gjatë natës së Viti të Ri, në Klinikën Universitare për toksikologji u mjekuan gjithsej 29 persona nga dehja e alkoolit. prej tyre, pacienti më ri ishte 14 vjeçar, kurse më i moshuari 63. Nuk ka pasur rritje të dozës me substancave psikoaktive dhe nuk ka pacientë ën komë. Të gjithë pacientët pas qëndrimit të disa orëve dhe trajtimit në Klinikë janë lëshuar në shtëpi”, theksoi Irina Jurukov nga Klinika e Toksikologjisë. Sipas drejtorit të Qendrës Emergjente, Albert Lleshi gjatë natës së mbrëmshme, në Qendrën Emergjente janë mjekuar 105 pacientë. “Nga ky numër, 7 pacientë janë lënduar në komunikacion dhe 3 janë me lëndime më të lehta nga mjetet piroteknike. 13 pacientë janë shtruar në Klinikë, 1 pacientë prej tyre u dërgua në spitalin e Qytetit ‘8 Shtatori’, me lëndim nga një objekt i mprehtë në zonën e qafës. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile”, theksoi Lleshi.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...