Ja sa shkon gjoba nëse nuk i keni “zinxhirët” në makinë

Nga 15 nëntori fillon obligimi ligjor të mbahen pajisjet dimërore, për vozitësit e automjeteve, kamionëve e obligueshme është mbajtja e gomave dhe zinxhirëve, transmeton Zhurnal.mk

Dënimi gjatë sezonës dimërore do jetë në bazë të rregullores për pajisjet e automjeteve për dimër që është 45 euro në denarë dhe 25 pika negativë nga leja e vozitjes.StrugaLajm

Pajisjet dimërore për automjete 4×4 nënkupton pajisje për gjithë gomat, zinxhirë për borë në rast se makina është më e madhe.StrugaLajm

Sipas ligjit për sigurinë në komunikacion policia mund t’i ndalojë lëvizjen më tej shoferëve nëse ato janë në komunikacion dhe në rrugë shënohet se duhet mbajtja e patjetërsueshme e pajisjes dimërore, gjithashtu policia mund të urdhërojë shoferëve ndalesë për lëvizje nëse kushtet rrugore janë të palëvizshme për sigurinë e udhëtarëve, ndërkohë që ky obligim ligjor vlenë deri më 15 mars.

In : Aktuale

Loading...
loading...