Ja sa shoferë u kapën mbrëmë të dehur në rajonin e Ohrit

SPB-ja e Ohrit informon se para mesnate ka realizuar një kontroll të drejtuesve të automjeteve nën ndikimin e alkoolit.
Zyrtarët e policisë nga ora 23 deri në ora 05, i kontrolluan 286 shoferë, 188 persona bën testin e alkoolit dhe në 23 drejtuesit e mjeteve motorike u përcaktua prania e alkoolit. Brenda kontrollit të automjeteve, 27 shoferë përjashtohen nga trafiku dhe 23 leje shoferi përkohësisht janë konfiskuar.Në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në komunikacionin rrugor janë lëshuar 25 urdhra të detyrueshme të pagesës dhe dy urdhërpagesa kundërvajtje.
Nga SPB-Ohër tregojnë se edhe më tej do të vazhdojë aksioni i kontrollimit të drejtuesve tê automjetit.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...