Ja si do duket pyetja e referendumit “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë”

Ja si do duket pyetja e referendumit “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev  pas takimit të liderëve theksoi se në takim është diskutuar për pyetjen e mundshme të referendumit se “a jani për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë”, si dhe për atë se a mund të jetë referendumi konsultativ, transmeton Portalb.mk.

“Këtë takim liderësh e ftuam që të vendosim së bashku stabilitet, siguri dhe të ardhme. Në takim kemi diskutuar për pyetje të mundshme të referendumit se “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë”. Në kushte kur Kuvendi  duhet të sjellë vendim të rëndësishëm, referendumi të jetë konsultativ, para Kuvendit të sjellë vendim të rëndësishëm. Megjithatë vullnetin e qytetarëve duhet ta respektojnë të gjithë. Për këtë diskutuam të gjithë që mbetëm në takim deri në fund”, tha Zaev.

Kryeministri tha se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë kërkesën e VMRO-së për amnisti të pjesëmarrësve në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.StrugaLajm

Zaev gjithashtu njoftoi se takimi do të vazhdojë përsëri nesër në ora 12 në formatin që e kërkoi lideri i VMRO-së, Mickoski, të jenë të pranishëm vetëm 4 liderë të partive.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...

This will close in 0 seconds

©