Ja si e kujton Xhevdet Nasufi legjendën Adem Demaçin

NEKROLOG BACIT

Sot ju dha lamtumira e fundit Bacit Adem.
Çdokush do e dëshironte një fund të till.
E madhëruan dhe u stepson nga dhimbja shqiptarët. E madhëruan edhe ata që i kritikoi,edhe ata që përfituan nga Ai,por edhe ata që nuk e deshën.
Askush nuk i rezistoi madhështis dhe veprës së tij.Sot u thuren epope të padëgjuara për te,simbolin e popullit.
Në vitin 1975,kur na dënuan sllavo-komunistët( ishim në një grup,Bacin për të treten herë me 15 vjet burg,kurse mua për të paren herë me 2,6 vjet ) një ditë të vrenjtur marica e policies na ngarkoi në burgun e Mitrovicës sikur kafshë.Bashk me ne ishte edhe Baci Adem (ishin aty edhe të tjerë të burgosur të njejtit grup) dhe na transportuan për në Burgun Qendror të Beogradit për të na shpërndar më tej nëpër tërë burgjet famkeqe të Jugosllavisë,ndar nga njër tjetri. Drejtor SHEROJA famkeq, në vend të përshëndetjes para se të na e rropat derën e maricës, na I shau nënat dhe gjithçka tjetër me vrazhdësin çrenjëzore. Ishim të rinj,pa përvojë dhe u stepsem nga kjo vrazhdësi e neveritshme.Baci Adem me qetësin e pashembullt na ngushlloi për këtë dhunti shtes që përjetuam bashkarisht,na qetsoi shpirtin e trazuar. I till ishte Ai.StrugaLajm

U PREHSH NË QETSI O MARTIR I KOMBIT DHE LIRISË.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...