Ja si e prezanton Ushtria e Ukrainës luftën me Rusinë

Ushtria ukrainase ka lëshuar një komunikatë për media ku ka njoftuar për zhvillimet e fundit nga luftimet në Ukrainë pas nisjes së pushtimit rus.

Ata thonë se situata vazhdon të jetë kritike, por që po e mbajnë kontrollin.

“Që nga ora 20:00, situata në qarkun operacional të Donetskut është e tensionuar, por e kontrolluar nga forcat e përbashkëta. Granatimet nga forcat pushtuese ruse vazhdojnë. Të gjitha njësitë ushtarake po i rezistojnë ashpër pushtimit rus dhe ushtarët ukrainas po tregojnë guxim të paparë. Forcat e Përbashkëta ishin në gjendje të pengonin planin e sulmit të shpejtë të Kremlinit”, postoi në Facebook shërbimi për shtyp i zonës së operacionit të forcave të përbashkëta ukrainase.

Sipas shërbimit të shtypit, ‘megjithë sulmet e shumta të armikut, sulmet e avionëve, artilerisë dhe raketave, si dhe një numri të madh automjetesh të blinduara, armiku nuk ishte në gjendje të përparonte thellë në Ukrainë në drejtimin lindor. Ushtria ukrainase arriti të zmbrapsë sulmet, të mbrojë dhe të mbajë të gjitha vendbanimet kryesore dhe objektet e infrastrukturës”.

“Shtabi i Operacionit të Forcave të Përbashkëta raportoi gjithashtu se betejat më të ashpra në drejtimin e Luhansk gjatë ditës u zhvilluan për Shchastia, Stanytsia Luhanska, Lobachev, Bilovodsk, Starobilsk. Në betejat për Shchastia, dy tanke armike u shkatërruan, një tank dhe një sistem ZU-23-2 u kapën”, thuhet tutje në njoftim.StrugaLajm

Në zonën e Sentianivka-s së pushtuar, njoftimi thotë se njësitë e artilerisë ukrainase ndaluan një kolonë të përzier armike me automjete të blinduara, sisteme Grad dhe automjete.

“Për momentin armiku nuk ka bërë asnjë tentativë të re për t’u depërtuar, në disa zona ka një rënie të aktivitetit të zjarrit”, bën të ditur shërbimi për shtyp. /Lajmi.net

In : Aktuale

Loading...
loading...